Ilustrim

E mitura raporton se u dhunua seksualisht, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunimit seksual është regjistruar në dy ditët e fundit në Podujevë.

Një e mitur sipas Policisë së Kosovës ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se personi për të cilin ka raportuar e mitura gjendet në arrati ndërsa nuk ka dhënë detaje shtesë për të dyshuarin.

Rasti është duke u hetuar ende.