Ilustrim

Arrestohet i dyshuari pasi kanosi viktimën me të cilën ka qenë në lidhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nën dyshimin se përmes telefonit e ka kanosur viktimën, me të cilën ka qenë në lidhje dashurie.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën ‘Ramiz Cërnica’ në Gjilan, dje rreth orës 15:00.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.