Foto: Ilustrim

Arrestohet i dënuari me 2 vjet burg për narkotik dhe vjedhje

Policia e Pejës e ka arrestuar personin e kërkuar për narkotik dhe vjedhje, i cili ishte i dënuar me 2 vjet burg.

I dyshuari është arrestuar me urdhër të Gjykatës së Pejës dhe Mitrovicës për drogë dhe për vjedhje.

I njëjti ishte i dënuar saktësisht me 2 vite e 15 ditë burg.

I dyshuari është F.R., i lindur me 1985.

Pas arrestimit, F.R, është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtje të dënimit.