Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet grupi i dyshuar për vjedhje të rënda në Ferizaj

Një grup prej katër personave është arrestuar nga polici në Ferizaj për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda gjatë muajit janar.

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se të dyshuarit janë arrestuar pas hetimeve intensive nga hetuesit policor në Ferizaj, të cilët kanë identifikuar se të dyshuarit janë përfshirë në shtat vepra penave vjedhje të rënda.

Sipas policisë, vjedhjet kanë ndodhur në fshatin Balaj dhe Neredime, gjatë muajit  janar.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit L.G.,19 vjeçar, E.R.,21 vjeçar,F.SH.,20 vjeçar dhe një i mitur në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në shtëpitë dhe lokalet e viktimave dhe kanë vjedhur mjete të ndryshme punë, amvisërie dhe një pushkë gjuetie.

Gjatë hetimeve nga ana e policisë janë gjetur dhe konfiskuar gjërat e vjedhura e vjedhura ,të cilat pas përfundimit të procedurave ligjore ,do të ju kthehen pronarëve.

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë intervistimit dhe në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprat e kryera, dhe ndaj tre të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt..