Arrestohet drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë
06.11.2023 - 14:55
M. B., drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës është arrestuar gjatë ditës së sotme.
Ai po dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas një njoftimi të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, arrestimi i M. B. ka ardhur pasi Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tij.
Tutje në njoftim është thënë se i dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Po ashtu ëshë thënë se ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprime të mëtejme ligjore si dhe për këtë çështje penale do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me Policinë e Kosovës.