Ilustrim

Arrestohet djali pasi e rrahu nënën e tij

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme në Komunën e Hanit të Elezit.

Policia ka njoftuar me anë të raportit ditor se nëna e të dyshuarit ka pasur lëndime.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar dhunë në familje.