Arrestohen tre të dyshuar në Prishtinë për organizim të bixhozit

Policia në Rajonin e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për organizim të lojërave të fatit.

Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarve është bërë dje rreth orës 18:00.

Sipas policisë arrestimi i të dyshuarve është bërë pasi që të njëjtit janë hasur duke luajtur lojëra të fatit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse dhe nga aty janë konfirmuar kompjuter, tiketa të lojës, printer, dhe dy televizor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.