Foto: Kallxo.com

Arrestohen në Fushë Kosovë të dyshuarit të cilin ofronin shërbime seksuale me pagesë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar në Fushë Kosovë nën dyshimet se kanë mundësuar prostitucion.

Në njoftim thuhet se arrestimi i të dyshuarve është bërë dje rreth orës 20:30.

Deri te arrestimi i të dyshuarve Policia ka bërë të ditur se ka arrdhur pasi që të njëjtit në lokalin e tyre dyshohej se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.