Foto: Ilustrim

Arrestohen në Deçan dy të dyshuar për disa vjedhje të rënda

Stacioni Policor  në Deçan, pas një pune operativo-hetimore, gjatë këtij vikendi ka arritur të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar, për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje”.

Sipas njoftimit, të dyshuarit F.I., 29 vjeçar dhe L.L., 22 vjeçar, nga data 08 maj 2021 e deri me datë 10 maj 2021, dyshohet se kanë vjedhur në disa lokacione në komunën e Deçanit.

“Të dyshuarit gjatë intervistimit nga hetuesit kanë pranuar se kanë kryer edhe disa vepra të tjera penale te vjedhjeve të rënda dhe vjedhjeve në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor në Deçan”, thuhet në njoftim.

Në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, disa nga gjërat e vjedhura janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit  të shtetit, të dyshuarve i’u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.