Ilustrim

Arrestohen në Britani tre të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Tre anëtarët e grupit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulajt janë lokalizuar dhe arrestuar gjatë ditës së sotme.

Kështu ka njoftuar Policia e Shtetit duke thënë se e gjitha ndodhi falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike.

“Pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohen dhe kapen në Londër, 3 prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj”- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Tutje ata thonë se në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, falë shkëmbimit të informacionit në kohë, Policia britanike arriti të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit E. H., Th. M. dhe S. H.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka thënë se po vijon intensivisht  punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.