Arrestohen katër azilkërkues në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, azilkërkues në fshatin Magurë të Lipjanit.

Sipas njoftimit, të njëjtit, dje rreth orës 15:40 janë arrestuar pasi që nga kampi i azilkërkuesve në Mitrovicë, kanë shkuar dhe kanë tentuar të futen me forcë në qendrën e azilkërkuesve në fshatin Magurë në Lipjan.

Gjatë përpjekjeve për të mos i lejuar që të dyshuarit të futen brenda në qendër, janë lënduar pesë zyrtarë policorë.

Si pasojë e rastit, zyrtarët policorë dhe të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit kishin dëmtuar një veturë zyrtare, pronë e qendrës së azilit, dhe derën e hyrjes së qendrës në fjalë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.