Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të kapakëve të pusetave në autostradë

Policia e Kosovës mbrëmë në orën 22:10 ka arrestuar dy të dyshuar, nga fshati Duhël, Komuna e Suharekës.

Dy personat e arrestuar dyshohen se në Autostradën Ibrahim Rugova, kishin vjedhur shtatë (7) kapakë metalike të pusetave.

Kësisoj ata po dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në 24 orët e fundit janë raportuar edhe dy vjedhje të rënda në rajonin e Prizrenit, njëri në fshatin Gjonaj, dhe një rast i vjedhjes së rëndë në zyret e Kryqit të Kuq.