Arrestohen dy persona për prostitucion

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në prostitucion.

Sipas njoftimit të policisë, deri te arrestimi erdhi pas një hetimi të realizuar nga Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore në Mitrovicë.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe në konsultim me gjyqtaren për kundërvajtje, është marrë sugjerim që lënda të kompletohet dhe të procedohet në gjykatën kompetente për trajtim dhe kompetencë të mëtejme.