Foto: Ilustrim

Arrestohen dy persona, dyshohet se kontrabanduan uthull dhe ujë

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet kanë kontrabanduar dy paleta me uthull dhe një me ujë.

Policia e Kosovës (PK) me anë të njoftimit ka bërë të ditur se të dyshuarit janë ndaluar nga njësiti policor, pasi mallrat e tyre dyshohet se janë të kontrabanduara.

“Automjeti së bashku me mallrat është dërguar në terminal doganor si dhe janë njoftuar ATK-ja”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.