Ilustrim

Arrestohen dhe lirohen 2 të dyshuar edhe pse kanë pranuar se janë marrë më prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë dhe një grua nën dyshimin se janë marrë me prostitucion.

Të dyshuarit janë arrestuar në fshatin Raushiq të Pejës.

E dyshuara shtetase e Shqipërisë dhe i dyshuari shtetas i Kosovës gjatë intervistimit kanë pranuar në tërësi veprën, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në konsultim me gjyqtarin rasti kalon në procedurë të rregullt, ndërsa të dyshuarit janë liruar.