Arrestohen deçanasi pasi nuk e dëgjoi policin për vendosje të maskës

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti nuk i ka respektuar urdhrat e zyrtarit policor, nuk ka vendosur maskën.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën Luan Haradinaj në Deçan paraditen e djeshme.

Gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1037 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.