Ilustrim

Arrestohen 5 perona të dyshuar, u kapën me drogë

Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Personat me inicialet M. R., I. V., A. S., A. B. dhe E. B., janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Në njoftim e prokurorisë thuhet se për këtë çështje penale, prokurori i rastit ka urdhëruar masat teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe gjatë zbatimit të tyre janë siguruar prova për të cilat dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartcekur.

“Sipas urdhëresës së prokurorit të rastit, me aprovim të gjykatës kompetente dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës është realizuar aksioni në pesë lokacione, me ç’ rast janë sekuestruar 30.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 1.651.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy automjete me targa vendore, para të gatshme 733.65 euro, një shufër metalike dhe katër peshore”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit e lartcekur ndodhen nën masën e ndalimit 48 orësh.

Ndaj të njëjtëve prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në gjykatën kompetente.