Arrestimet në MINT, ministrja Hajdari: Mirëpresim çdo hetim për rezervat shtetërore

Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Industrisë, tha sot gjatë një konference për media se mirëpret hetimet e organeve përgjegjëse lidhur me çështjen  e rezervave shtetërore.

“MINT mirëpret çdo hetim për rastin e rezervën shtetërore edhe pse jemi të bindur se është në përputhje me ligjin”- tha ajo.

Ministrja Hajdari tha se beson në pafajësinë e dy zyrtartarëve të ministrisë, të arrestuar sot.

“Dokumentet që janë marrë nga polica janë dokumentet janë klasifikuar si sekrete shtetërore dhe policia nuk ka paraqitur një certifikatë për mbrojtje të tyre.  Nuk dyshojmë në asnjë keqpërdorim të zyrtarëve qe janë ndalur sot për 48 orë”- ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se më shumë se një vit e më shumë ka përpjekje që të keqinformohet publiku. “Këto përpjekje duhet të hetohen, po ashtu”-tha ajo.

Ministrja Hajdari ka thënë se, përgjatë dy viteve rezervat shtetërore kanë shënuar rritje, për dallim nga qeverisjet e kaluara.

Ministra Hajdari ka thënë se të gjitha procedurat e blerjeve për rezervën janë zhvilluar bazuar në legjislacionin në fuqi dhe “se dhe i gjithë procesi i furnizimit është trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit”.

“MINT ka ndërmarrë të gjitha veprimet për shpifje dhe fyerje ndaj meje dhe zyrtarëve tek organet e sigurisë”- ka thënë ministrja Hajdari.

Hajdari ka thënë se deri më tash vetëm 3% të totali për furnizim është me vonesa për të cilën është njoftuar Avokatura e Shtetit.

Ndërsa nuk iu është përgjigjur shumë prej pyetjeve të gazetarëve me arsyetimin se ia ndalon ligji të flasë pë rezervat shtetërore dhe produktet specifike.

“Nuk më lejon ligji që të përmendi klasifikimi llojin apo sasinë, nuk mund të shkeli sigurinë kombëtare te vendit nuk mund t’i tregoj shtetit armik se sa kemi ose nuk kemi rezerva”- tha ajo.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se nga aksioni i sotëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në pranga kanë përfunduar 3 persona të dyshuar.Ata janë arrestuar nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje, Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Të njëjtit, sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Mëngjesin e sotëm, Policia kishte aksion në MINT dhe në pronat e Ridvan Muharremit, i cili më vonë edhe u arrestua.

Këto bastisje vijnë pas një publikimi të një audioincizimi të medias ‘Nacionale’ për rezervat shtetërore.