Foto: Nisma Socialdemokrate/Facebook

Arrest shtëpiak për mjekun e dyshuar për ryshfet

Sami Delijajt, mjekut të arrestuar më 4 shtator në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për marrje ryshfeti i është caktuar masa e arrestit shtëpiak nga Gjykata e Prishtinës.

Për Kallxo.com këtë e ka konfirmuar zëdhënsja e kësaj gjykate, Mirlindë Gashi.

Shumën prej 450 eurosh, sipas prokurorisë me prokurore të çështjes në procedurë paraprake Fitore Sadikaj, Delijaj e kishte kërkuar pasi kishte operuar pacientin R. M., me qëllim që vetes t’i sillte përfitim pasuror të kundërligjshm, duke qenë në cilësinë e personit zyrtar-mjekut ortoped në QKUK.

Pas negocimit me të dëmtuarin, Delijaj ishte pajtuar dhe kishte marrë shumën prej 300 eurosh, thuhet në dosjen e prokurorisë së datës 5 shtator.

Sipas dosjes së prokurorisë, Departamenti për Hetimin e Krimeve Ekonimike dhe Korrupsionit kishte kërkuar ndërmarrjen e masave të fshehta hetimore përfshirë vëzhgimin fotografik ose me video në vende publike si dhe monitorimin e fshehtë në këto vende.

Veprimet e ndërmarrja janë bërë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Marrje e ryshfeti”, nga ortopedi Sami Delijaj.

Këtë dyshim, prokuroria e bazon në 2 CD me incizim të masave të fshehta dhe deklaratën e dëshmitarit Xh. P.

Me këtë rast, sot Gjykata gjatë ditës pritet të merr vendim lidhur me kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Sipas prokurorisë, nëse Delijaj gjendet në liri, mund t’i ikë përgjegjësisë penale, e poashtu edhe të ndikojë në dëshmitarin Xh.P, dhe kësisoj ta vështirësonte rrjedhën e procedurës penale.Pesha e veprës penale, mënyra e kryerjes së veprimit pa shprehur kurrfarë droje, janë arsye tjera që prokuroria përmend në kërkesën e saj për paraburgimin e të dyshuarit Delijaj.

Gjithnjë sipas kësaj dosjeje, veprimet e lartpërmendura ndikojnë në prishjen e imazhit dhe dëmtimit të reputacionit të sistemit mjekësor në përgjithësi.

Të gjitha raportimet lidhur më këtë rast mund t’i ndiqni në këtë LINK.