Armend Zemaj largohet nga Klinika Infektive, nuk deklarohet para mediave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është larguar nga Klinika Infektive.

Ai nuk është prononcuar para mediave.

Zemaj ka takim me kryeministrin Avdullah Hotin dhe përfaqësues të tjerë të shëndetësisë nga ora 13:00. Pas takimit është paralajmëruar konferencë për media.

Klinika e Infektives është rrethuar nga shiritat policor dhe forca të  shtuara të rendit.

Kjo pasi që po dyshohet për vdekjet të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme e të cilat po konsiderohen si vdekje të dyshimta, si dhe për rreth pesë vdekje të reja të cilat po dyshohen se kanë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burimet e KALLXO.com brenda policisë kanë thënë se dyshimet janë për mos funksionim të aparaturave për oksigjeno terapi.

Policia e Kosovës, më saktësisht Departamenti për Krime të Rënda po heton vdekjet pasi që sipas burimeve të KALLXO.com, ka probleme me funksionim të aparaturave të oksigjenit.

Edhe prokurorja kujdestare është në vendin e ngjarjes në Klinikën e Infektives.

Prishtinë – Vdekje të dyshimta të pacientëve me Coronavirus në Klinikën e Infektivës