Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Armë, para e ari u vodhën në një shtëpi në Vushtrri, policia po heton rastin

Të mërkurën një person ka raportuar se nga persona të panjohur është thyer shtëpia e tij dhe nga aty janë vjedhur: një armë me 30 fishekë, një sprej, stoli ari dhe para kesh.

Sipas raportuesit, vjedhja ka ndodhur nga ora 18:00-20:00.

Policia thekson se rasti po hetohet si ‘vjedhje e rëndë’.