Apeli njofton se gjatë muajit prill ka zgjidhur 989 lëndë

Gjykata e Apelit, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se edhe përkundër gjendjes së pandemisë me COVID-19, gjatë muajit prill ka zgjidhur rreth 1 mijë lëndë.

Apeli njofton se përpos lëndëve të natyrë urgjentë ka zgjidhur edhe lëndë të rregullta.

Sipas njoftimit, në muajin prill, kjo gjykatë ka pranuar 338 lëndë ndërsa ka zgjidhur 989 lëndë.

Ndërsa sa i përket lëndëve urgjente në lëmine penale që ka të bëjë me sigurinë e të pandehurit në procedurë penale kjo gjykatë njofton se në muajin prill janë pranuar 221 lëndë ndërsa janë kryer 206 prej tyre.

Sipas njoftimit, në Departamentin  Special janë kryer 3 lëndë, në Departamentin e Krimeve të Rënda 23, në Departamentin e Përgjithshëm Penal janë kryer 47 ndërsa në Departamentin Civil janë kryer 503 lëndë.