Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Antidroga në aksion, arrestohen katër persona në rajonin e Prizrenit

Policia e Kosovës ka nisur ditën e sotme me një aksion në rajonin e Prizrenit.

Aksioni në fjalë ka të bëjë me hetimin dhe luftën kundër trafikimit me narkotik, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani aksioni ka përfshinë katër lokacione në rajonin e Prizrenit.