Ansambli ‘Minatori i ri’ i Kishnicës prezantohet në festivalin e fëmijëve në Egjipt

Ansambli “Minatori i ri” nga Kishnica e Graçanicës do të marrë pjesë në festivalin botëror të fëmijëve “World Children Festival” në Kajro të Egjiptit.

Ky festival do të mbahet nga 25 nëntori deri më 2 dhjetor 2023, dhe në të do të marrin pjesë ansamble rinore nga mbarë bota.

Skënder Thaqi, drejtori dhe koreograf i Ansamblit “Minatori i Ri”, ka thënë për KALLXO.com se pjesëmarrja e ansamblit nga Kishnica është rezultat i sukseseve dhe reperetorit origjinal që zhvillon.

“Kjo është arritur falë angazhimit dhe punës tone ekipore, sukseset e grupit rezultuan ne besueshmërinë e organizatës botërore të vallëzimit FIDAF me seli ne Republikën e Kosovës, drejtoresha Zymrije Grajqevci e cila ishte ajo që na dha mundësinë që t’i vendosim kontaktet e para me festivalin ‘World Children Festival -Egypt 2023’”- ka thënë ai.

Koreografi Thaqi ka thënë se në Kajro valltarët e ansamblit do të prezantohen me valle burimore.

“Minatori i ri” do të jetë i ventmi ansambël shqiptar në këtë festival.

Prezantimi i Ansamblit “Minatori i ri” është mbështetur nga Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.