Anëtari i Bordit të KPMM-së, Gani Maliqi: Çfarë qeverisje është kjo, kur ka një deputet si Armend Muja?

Anëtari i Bordit të KPMM-së, Gani Maliqi ka pasur një mal akuzash ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Armend Muja.

Bordi i Komisionit për Miniera dhe Minerale (KPMM), është duke raportuar para Komisionit për Ekonomi në kuadër të Kuvendit të Kosovës.

Sipas Maliqit, Muja si anëtar i Komisionit e ka sulmuar vazhdimisht bordin e KPMM-së.

“Procedurat e shkarkimit, është qëllimi që nga fillimi dhe ky qëllim është i deputetit Amrmend Muja. Pse nuk e kemi ngu politikën, është shkaku që ne sot po shkarkohemi. Është kërkesë, sepse deputeti Armend Muja është me i çu përpara agjendat personale”- tha ai.

“Është kriju njëfar mendimi në opinion që anëtarët e bordit të KPMM-së kanë bo dallavere e janë hajna. Deputeti Armend Muja e ka sulmuar punën e KPMM-së prej muajit mars, më ka sulmuar mua pa më njohë hiç. Unë e përgëzoj deputetin Muja që ka aftësi që të pavërtetat me i paraqit si të vërteta të kontestueshme. Unë kam besu në qeveri me duar të pastra, por çfarë qeverisje është kjo që e ka një deputet si Armend Muja, i cili njihet për aferat e tij” – shtoi ai.

Ndërsa deputeti Muja reagoi duke thënë se ‘çështja e Ferronikelit’ ka filluar para se të votohet bordi aktual.

“Që ta dini, çështja e Ferronikelit ka filluar para se me iu votu juve, që ta dini unë iu kam votuar për bord. Për çkado që keni mund të më drejtoheni me shkrim, unë personalisht nuk ju kam takuar asnjëherë” – tha Muja.

Në anën tjetër, deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila reagoi duke thënë se deklarimi të tilla nuk lejohen në mbledhje të Komisionit.

“Nëse zoti Maliqi ka vlerësime në raport me vendimmarrje, por etiketime dhe kualifikime për përkushtimin apo dashurinë ndaj shtetit nuk kemi ardh me dëgju. Keni të drejtë me fol me fakte” – tha ajo.

Në komisionin për Ekonomi është duke u shqyrtuar propozimi për shkarkimin e bordit të KPMM-së, pas vendimit për ulen të borxhit te ndërmarrjes Feronikeli për rentën minerare.

Një ditë para se të vendoset për shkarkimin e bordit, Jahir Gashi jep dorëheqje nga Bordi i KPMM-së