Anëtari i Bordit e pranon se drejtori i RTK-së u zgjodh me 6 vota

Anëtari i Bordit të RTK-së, Lirin Geci në raportimin e tij para komisionit për media e ka pranuar se drejtori aktual i RTK-së është zgjedhur me 6 vota nga 11 anëtarë sa duhet të ketë Bordi i transmetuesit publik.

“Krejt dokumentacionin e zgjedhjes së drejtorit mundemi me jau dhanë, 7 anëtarë të bordit e kanë nënshkruar procesverbalin e zgjedhjes… (Kanë votuar) 6-1. Procesi ka qenë transparent prej A deri në ZH”, tha Geci.

Në komisionin për media, ka raportuar kryesuesi i bordit të RTK-së Sali Bashota. Deputetët e LVV- së dhe LDK-së në këtë komision kanë kontestuar zgjedhjen e Ngadhnjim Kastratit në krye të këtij institucioni.

Sipas tyre bordi ka shkelur ligjin për RTK-në pasi që zgjedhja e Kastratit është bërë me 6 vota dhe jo 7 sa ka qenë e nevojshme.

Kastrati ishte zgjedhur në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së më 24 prill të vitit 2019.

Deputeti i LVV-së : Drejtori i RTK-së është zgjedhur jashtëligjshëm