Komisioni Parlamentar për Media. FOTO- Urim Krasniqi

Deputeti i LVV-së : Drejtori i RTK-së është zgjedhur jashtëligjshëm

Valon Ramadani, nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Media nga radhët e LVV-së tha që drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës është zgjedhur jashtëligjshëm.

“Njëra çështje ka të bëjë me një vendim që bordi e ka marrë që për mua është e qartë që është shkelë ligji i RTK-së. Janë 8 anëtar që u dasht me votu për me u zgjedh drejtori i RTK-së, ndërsa në bazë të informacioneve që kemi janë 6 anëtarë që kanë votuar për. Rrjedhimisht drejtori i përgjithshëm i RTK-së është zgjedhë jashtëligjshëm” , tha ai.

Sipas tij në RTK nuk duhet të vazhdohet me zgjedhjen e menaxhmentit të RTK-së përderisa ka drejtor të jashtëligjshëm.

“Menaxhmenti i RTK-së dhe bordi ka me i zgjedh drejtorët që janë të paraparë për RTK-në që unë mendoj qe nuk duhet te vazhdohet deri sa të zgjidhjet problemi i parë”, tha ai.

Kryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku tha se çështja e zgjedhjes së menaxhmentit nuk duhet të diskutohet në këtë mbledhje.

Momentalisht bordi i RTK-së po raporton para Komisionit Parlamentar për Media.