Ambasadori i Italisë: Do ta hapim rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando në Ditën e Europës , ka thënë se do t`i përgjigjen sfidave të kohës me bashkim më të thellë dhe më të mirë, duke hapur rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Në #DitëneEuropës ne festojmë arritjen tonë më të madhe, të rrënjosur në paqe, demokraci, hapje, barazi dhe prosperitet. Diversiteti ynë na bën më të fortë”, ka shkruar ai në Twitter.

Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Europian.

Kjo ditë tashmë ka vite që festohet edhe në Kosovë, ku për nder të saj, do të organizohen aktivitete të ndryshme nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.