Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Osmani në Ditën e Evropës: Jepni fund katër viteve të mohimit të padrejtë të liberalizimit të vizave për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Evropës ka bërë thirrje që t’i jepet fund mohimit të padrejtë të lëvizjes së lirë të qytetarëve të vendit në zonën shengen. Ajo ka kërkuar që BE t’i liberalizoj vizat për kosovarët.

“Si shteti më pro-evropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës në mbarë vendin tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne gjithashtu bëjmë thirrje për t’i dhënë fund 4 vite mohimi të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Osmani në rrjetin Twitter.

1 korrik  të vitit 2018, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Osmani tutje shtoi se për popullin e Kosovës vlerat evropiane janë mënyrë jetese, derisa në këtë ditë kujton edhe popullin e Ukrainës që po përballen me agresionin rus.

“Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se fjalë, është një mënyrë jetese. Në këtë ditë ne mendojmë edhe për njerëzit e Ukrainës që vazhdojnë të përballen me ferr përballë agresionit të paprovokuar rus. Kosova qëndron fort në anën e një Evrope të lirë dhe në paqe”, shtoi ajo.

 

Kërkesë në adresë të BE-së sot parashtroi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti në Ditën e Evropës: Të zotohemi për të mbrojtur e përshpejtuar projektin e BE-së duke integruar Kosovën

www.kallxo.com