Ambasada gjermane publikon kushtet e reja për kosovarët që ia mësyjnë Gjermanisë

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar qytetarët e Kosovës që do ta vizitojnë Gjermaninë se fillimisht duhet të regjistrohen online para udhëtimit dhe të mbajnë me vete dëshminë e regjistrimit.

Po ashtu ambasada ka bërë të ditur se po ashtu pas hyrjes në këtë shtet qytetarët duhet të bëjnë izolim prej 10 ditësh si dhe duhet të kenë testin për COVID-19.

Këto janë kushtetet e tjera të postuara nga ambasada:

Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit, vlenë:

  • RISI: DETYRIMI PËR TESTIM: Është paralajmëruar se duke filluar nga 11 janari do të vendoset detyrimi për një testim shtesë, para udhëtimit hyrës nga rajonet me rrezikshmëri të lartë të COVID-19. Detyrimi për testim mund të përmbushet me anë të një testi COVID-19 PCR nëse bëhet brenda 48 orëve para fillimit të udhëtimit, ose menjëherë pas udhëtimit hyrës.
  • Regjistrimi i udhëtimit hyrës para udhëtimit: Para udhëtimit Ju duhet të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit.
  • Detyrimi për izolim: Pas hyrjes në Gjermani duhet të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj, aty t’i nënshtroheni karantinës/vetë-izolimit 10-ditor. Detyrimi për izolim nuk mund më të zëvendësohet me një test të bërë para, ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani, por mund të shkurtohet vetëm nga një rezultat negativ i një testi COVID-19, i bërë më së heri në ditën e pestë të karantinës (Strategjia dy teste).

Me rëndësi: Rregullat e izolimit vlejnë vetëm për personat, të cilët aktualisht janë të lejuar të hyjnë në Gjermani. Ato nuk nënkuptojnë heqje, apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimit.

Federata dhe landet tërheqin sërish dhe shprehimisht vëmendjen nga ajo se duhet të shmangen udhëtimet jo të domosdoshme për në rajonet me rrezikshmëri për COVID-19 .

Për shkak se rregullat dhe kufizimet e jetës publike që kanë të bëjnë me pandeminë COVID-19 aty-këtu dallojnë nga landi në land, ne urgjentisht ju rekomandojmë që rreth rregullave informoheni drejtëpërdrejtë në landin federal që është destinacion i juaj.