Flamuj të Amerikës dhe Kosovës në sheshin kyesor të Prishtinës

Ambasada e SHBA-së uron për festën e Fitër Bajramit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë shprehi urime për të gjithë ata që festojnë Bajramin në Kosovë dhe kudo në botë.

Besimtarët e fesë islame sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit, festë kjo të cilin e shënojnë myslimanët në mbarë botën, pas përfundimit të Muajit të Ramazanit.

“Urimet më të përzemërta për të gjithë ata që festojnë Bajramin në Kosovë dhe në mbarë botën: Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak”- thuhet në urimin e ambasadës më 10.04.2024.

Festa e Fitër Bajramit pason Muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, besimtarët agjërojnë për 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Festën e Fitër Bajramit e kanë uruar edhe liderët shtetërorë, kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani.

Falet namazi i Fitër Bajramit