Albulena Haxhiu e lexon letrën e Kurtit në takimin e partive politike me presidentin Thaçi

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në takimin konsultativ të partive politike si përfaqësuese e Lëvizja Vetëvendosje, të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi.

Haxhiu ka pasur ankesa për ftesën e vonshme që kanë marrë nga presidenti Thaçi, vetëm 1 orë e 30 minuta më herët.

Ajo deklaroi se presidenti dhe partitë politike janë bërë bashkë kundër LVV-së.

“Ju nuk jeni të interesuar për të biseduar për situatën e COVID-19, prandaj nuk ishin prezent në takimin e së hënës që e ka ftuar kryeministri. Por si duket ju jeni bërë bashkë kundër Lëvizjes Vetëvendosjes”, është shprehur Haxhiu.

Këtë takim konusltativ, Haxhiu e ka quajtur antikushtetues.

“Ky takim sot, në këtë format është në shpërputhje me Gjykatën Kushtetuese, sepse presidenti mund të konsultohet vetëm me partinë apo koalicionin që i ka fituar zgjedhjet. Këtë e thotë edhe Kushtetuta edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, tha Haxhiu në takim.

Ajo i ka bërë ftesë presidentit që ta respektojë Kushtetutën.

“Ju kanë mbetur edhe disa muaj si president, andaj ju ftoj që ta respektoni Kushtetutën”.

Haxhiu e ka lexuar një letër të kryeministrit Kurti për presidentin Thaçi.

“Ju nuk e keni në mandat e kompetencë që të përcaktoni përtej Kushtetutës për të treguar se si dhe çfarë duhet të jetë qeveria e ardhshme”, thuhet në letrën e Kurtit që ia ka shkruar presidentit.

Më poshtë gjeni letrën e plotë të Kurtit për Presidentin Thaçi: