Albin Kurti: Vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtare të ardhshme të Bashkimit Evropian.

Kështu u shpreh Kurti në rrjetin Twitter pas takimit me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës në Bruksel.

“Ballkani Perëndimor duhet të trajtohet si anëtar i ardhshëm i BE-së. Ne nuk jemi “afër” as “fqinj” sepse jemi të rrethuar nga Bashkimi Evropian. Zotit Oliver Varhelyi i theksova se kjo duhet të jetë qasja e BE-së ndaj rajonit. Unë e sigurova atë për angazhimin tonë ndaj reformave dhe u dakorduam se BE nuk duhet të ketë alternativë,” ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti sot gjatë ditës ka takuar edhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ku gjithashtu theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

Kurti në Bruksel: Dialogu nuk do të neglizhohet