Albin Kurti: Prishtina është kantier i shpëlarjes së parave të mafias ndërtimore

Gjatë një tubimi të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, i pranishëm ka qenë kryeministri Albin Kurti që po kërkonte nga të pranishmit mbështetje për votimin e kandidati për kryetar nga radhët e kësaj partie, Arben Vitia.

Kurti para tyre deklaroi se Prishtina është kantier i shpëlarjes së parave të mafias ndërtimore.

“Po të kishte dal Arben Vitia para disa muajsh dhe të thoshte se nuk garon për Prishtinën, do thoshin ‘ministër si Arbeni nuk ka’ sepse Prishtina është kantieri kryesor i shpëlarjes së parave të mafias ndërtimore dhe ata e dinë që ky nuk lëshon pe, duket i butë por s’mund ta thyesh”, deklaroi Kurti.

Zgjedhjet për rundin e dytë për kryetarë të komunave do të mbahen të dielën e ardhshme.

Kundërkandidati i Arben Vitisë për Prishtinën është Përparim Rama nga LDK.