Albin Kurti nuk raporton në Komisionin Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot nuk ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19.

Kryesuesja e Komisionit, Mimioza Kusari- Lila ka njoftuar se Kurti nuk do të raportojë, për shkak të ndryshimit të agjendës së tij.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu tha se Kurti ishte personi përgjegjës për menaxhimin e pandemisë Covid–19. Por sipas tij ka refuzuar ardhjen ne komision me arsyetimet që i ka përmendur Kusari Lila.

Ndryshe në këtë Komision ka raportuar edhe Nenad Rashiq, ish-udhëheqës i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të  Republikës së Kosovës.