Albin Kurti: I bëjë thirrje KFOR-it ta garantoj lirinë e lëvizjes

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar KFOR-in që ta garantoj lirinë e lëvizjes. Sipas Kurtit KFOR-i në Kosovë është për një ambient të qetë e të sigurtë i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim.

“Bllokomi i rrugëve publike me automjete të rënda për të pengu lirinë e lëvizjes nga banda kriminale që qëllojnë mbi policinë tonë e mbi policinë e EULEX-it jo vetëm që është e pa pranueshme por duhet të jetë edhe i pa përsëritshëm kurdo në të ardhmen” – u shpreh Kurti.

“KFOR po kërkon pak kohë që shpejtë ta kryej këtë punë ne po presim. Nëse pritja jonë për KFOR-in është zbutje le të quhet zbutje por për të mirën e përgjithshme jemi t`u e zgjedh rrugën më të mirë të mundshme” – u shpreh Kurti.

Po më brengos më së shumti është se po del qëllimi i vërtetë i dorëheqjes së policëve.

Kurti tha se tash nuk është në tryezë as çështja e targave, as çështja e zgjedhjeve për krye bashkiak në katër komuna na veri të Kosovës.

“Duke qenë se kanë ngel pa pretekste janë të gatshëm të shpikin gjithçka vetëm e vetëm që të zbatojnë planin e tyre për barrikadim të veriut”- u shpreh ai.

Kurti shtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri u shtynë për prill të vitit të ardhshëm me vendimin e presidentes jo pse policia ka konstatuar rrezik por që nuk ka kushte për votë të lirë.

“Frika është më e madhe sesa rreziku. Frika nuk krijon kushte për zgjedhje të lira votë të lira të qytetarëve. S’kemi interes që ku ka qenë një serb ta vendosim një shqiptar” – tha ai.

Kurti tha se duan që dalja në zgjedhje mos të jetë minimale.

Prej ditësh, në veri të vendit situata është tensionuar. Më 10 dhjetor pasdite në veri janë dëgjuar alarmet. Pas këtyre alarmeve ka pasur grumbullim të qytetarëve serbë dhe bllokim të rrugëve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të bllokimit të rrugëve ka mbyllur për qarkullim pikën kufitare në Jarinjë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin pika të tjera kufitare për të hyrë në Kosovë ose për të dalë nga Kosova.

Bllokimi i rrugëve ka ardhur pas njoftimit se nga Policia e Kosovës është arrestuar ish-polici Dejan Pantiq.

Sipas Policisë, Pantiq po dyshohet se ka organizuar sulmin në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas konsultimit me partitë politike ka vendosur të shtyjë për më 23 prill 2023 zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë dhe kuvendet komunale të 4 komunave të veriut. Bllokimi i rrugëve ka ardhur pas njoftimit se nga Policia e Kosovës është arrestuar ish-polici Dejan Pantiq.

Sipas Policisë, Pantiq po dyshohet se ka organizuar sulmin në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Ndërkaq, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas konsultimit me partitë politike ka vendosur të shtyjë për më 23 prill 2023 zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë dhe kuvendet komunale të 4 komunave të veriut.