Ilustrim

Alarmi për bombë, në vendin e ngjarjes arrin edhe një autoambulancë

Forcat e rendit sot e kanë rrethuar Rektoratin e UP-së pas një kërcënimi për bombë që ka shkuar në emailin e Rektoratit.

Përveç Policisë, në vend të ngjarjes ka shkuar edhe një autoambulancë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin e KALLXO.com për një kërcënim me bombë që ka shkuar në emailin e Rektoratit të UP-së.

Sipas Policisë, rreth orës 16:00 është pranuar  informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e  Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

“Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vend të ngjarjes është dërguar edhe njësia K-9 (njësia manovruese me qen të stërvitur).

Rektori i UP-së, Naser Sahiti, tha për KALLXO.com se kanë marrë një e-mail me kërcënimin për bombë.

“Kemi pranuar një e-mail anonim për një bombë, në siç e kanë shënuar ‘Hasan Prishtina’. Emaili ka ardhë në adresë të Rektoratit”, tha rektori Sahiti për KALLXO.com.

E-maili është dërguar në gjuhën angleze në adresë të Rektoratit të UP-së.

Ekipi i KALLXO.com është në vendin e ngjarjes.

Policia: Kemi pranuar informatë për dyshimet për një shpërthim të mundshëm në Rektorat