Policia: Në Aeroportin e Prishtinës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

Policia e Kosovës nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pas një alarmi për bombë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”- tha ajo.

Sonte rreth orës 21:00 policia ka pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin e Prishtinës.

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës