
Njësia e qenve e Policisë futet në Rektoratin e UP-së pas alarmit për bombë
17.5.2022 - 17:43
Forcat e rendit sot e kanë rrethuar Rektoratin e Universitetin të Prishtinës (UP).
Në vend të ngjarjes është dërguar edhe njësia K-9 (njësia manovruese me qen të stërvitur).
Rektori i UP-së, Naser Sahiti, tha për KALLXO.com se kanë marrë një e-mail me kërcënimin për bombë.
“Kemi pranuar një e-mail anonim për një bombë, në siç e kanë shënuar ‘Hasan Prishtina’. Emaili ka ardhë në adresë të Rektoratit”, tha rektori Sahiti për KALLXO.com.
E-maili është dërguar në gjuhën angleze në adresë të Rektoratit të UP-së.
Ekipi i KALLXO.com është në vendin e ngjarjes.