
Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës
26.3.2023 - 21:12
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar për një kërcënim me bombë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”-tha ajo.
Alarme për bombë ka pasur edhe në të kaluarën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa kanë rezultuar të rreme.