Policia: Kemi pranuar informatë për dyshimet për një shpërthim të mundshëm në Rektorat

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin e KALLXO.com për një kërcënim me bombë që ka shkuar në emailin e Rektoratit të UP-së.

Sipas Policisë, rreth orës 16:00 është pranuar  informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e  Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

“Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, thuhet në njoftimin e Policisë.