Alarm për shpërthim, Policia rrethon shkollën ‘Xhevdet Doda’ (FOTO)

Një alarm për shpërthim të mundshëm në shkollën , ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë ka ardhur në adresën elektronike të kësaj shkolle rreth orës 11:00.

Policia e Kosovës menjëherë pas informatës ka rrethuar shkollën.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe njësia K9 e forcave të rendit, autoambulanca dhe zjarrfikësit.

Policia ka konfirmuar për KALLXO.com se në një perimetër të caktuar kanë evakuuar nxënësit dhe personelin shkollës ndërsa specialistët e policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën.