Alarm për shpërthim në shkollën, ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë (VIDEO)

Policia e Kosovës ka rrethuar shkollën ‘Xhevdet Doda’ në kryeqytet pas dyshimeve për një shpërthim të mundshëm.

Forcat e rendit kanë konfirmuar për KALLXO.com se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

Ndërkohe që në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin shkollës ndërsa specialistët e policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën.

Në vendin e ngjarjës është shkuar edhe autoambulanca.

Të martën një alarm për bombë u dha edhe në Rektorarin e UP-së, por Policia nuk ka gjetur asgjë.