Vjosa Osmani gjatë Samitit III të Diasporës. Foto: Vjosa Osmani/X

Aktivitetet për 28 nëntor, presidentja Osmani në Zveçan për homazhe te varri i Isa Boletinit

Sot festohet 111 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit.

Institucionet kanë organizuar aktivitete e vizita të shumta.

Presidentja Vjosa Osmani në orën 8 e 30 do ta vizitojë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndërsa në orën 10:00, Vjosa Osmani do të shkojë në Zveçan ku do të bëjë homazhe te varri i heroit Isa Boletini, në fshatin Boletin të Zveçanit.

Aktivitetet e ditës së sotme:

08:30 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 28 Nëntorit. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz) 

09:30 -Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë) 

10:00 – Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne me rastin e Ditës së Flamurit. Fjalë rasti do të mbajnë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Kuvendi Komunal, Prishtinë) 

10:00 – Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë homazhe te varri i heroit Isa Boletini. (Fshati Boletin, Zveçan)

11:00 – Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, merr pjesë në homazhet për nder të Ditëve të Nëntorit. (Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)

11:40 – Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bëjnë homazhe te Memoriali Heroinat. (Memoriali Heroinat, përballë NeëBorn, Prishtinë) 

 12:00 – Përurohet shtatorja e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe heroit Smajl Hajdaraj. (Rruga “Nënë Tereza”, Pejë)

12:00 – Jepet shfaqja për fëmijë “Libri Shumëngjyrësh”, pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës së Flamurit. (Teatri “Dodona”, Prishtinë)

12:30 – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, merr pjesë në festimet e Ditës së Flamurit në kryeqytet. (Sheshi i Prishtinës) 

13:00 – Komuna e Vushtrrisë mban Akademinë Qendrore Solemne për shënimin e Ditës së Flamurit. Do të ketë edhe një performancë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Hasan Prishtina”. (Qendra e Kulturës, Vushtrri) 

13:00 – Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Flamurit, mbahet koncert dhe shpaloset flamuri kuqezi. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 

16:00 – Mbahet ceremonia inauguruese e Palestrës Sportive në Lipjan. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës, Imri Ahmeti. (Rr. “Ismet Asllani”, Lipjan)

16:30 – Komuna e Lipjanit mban koncert festiv me rastin e Ditës së Flamurit. (Palestra Sportive, Lipjan)