Ilustrim

Aksion i Policisë në një hotel të Prishtinës, gjobiten dhjetëra persona të mbledhur në një aheng

Dhjetëra persona janë gjobitur për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

KALLXO.com merr vesh se në një aksion të Policisë në një hotel në rrugën Prishtinë-Ferizaj janë shqiptuar dhjetëra fletëparaqitje për personat, të cilët po merrnin pjesë në një aheng.

Tubimi i më shumë se 30 personave në ambiente të mbyllura është i ndaluar sipas vendimit të institucioneve qeveritare për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Policia për çdo ditë shqipton qindra gjoba për personat që bien ndesh me masat e parapara me Ligjin COVID-19.