Foto: Ilustrim

Aksion i gjerë i Policisë, arrestohen 20 të dyshuar për trafikim me emigrantë

Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare (DPK), pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, kanë arrestuar 20  (njëzet)  të dyshuar, ku prej tyre 14 (katërmbëdhjetë) shtetas të Kosovës, ndërsa 6 (gjashtë) me shtetësi nga vendet e lindjes (Iraku, Siria dhe Palestina), në 10 lokacione (shtëpi, hotele dhe objekte përcjellëse).

Operacioni është zhvilluar në dy rajone: në rajonin e Mitrovicës Jugu dhe në rajonin e Prizrenit.

Sipas komunikatës, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si ne vijim: 22 telefona celular, 11 automjete të ndryshme, 6 fishekë cal  7.65 mm, një grirëse për mariuhanë, dy pako rizzllo, tri çip (memoristik) – kartela të telefonit, disa sim kartela dhe një sasi e mjeteve monetare.

​Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurores së rastit nga Prokuroria Themelore e Krimeve të Rënda ne Mitrovicë, janë dërguar ne mbajtje prej 48 orëve 11 ( njëmbëdhjetë) të dyshuar, ndërsa 9 (nëntë) prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt.