Foto: Telegrafi

Aksidentohen tri vetura në Gjakovë, lëndohen dy persona

Një aksident ka ndodhur në Gjakovë dhe si rezultat janë lënduar dy persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 20:50 është raportuar aksident trafiku në rrugën “Avdullah Babalija”-Gjakovë” – ka thënë ai.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë tri vetura (dy në lëvizje, ndërsa një e parkuar). Për pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime”./Telegrafi