Aksident trafiku në Prizren, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prizren, si pasojë e të cilit janë lënduar tre persona.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili thotë se të lënduarit janë dërguar në Emergjencë.

“Rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën për në Vlashnje, në Prizren. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe tre persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në Emergjencë” – ka thënë Bytyqi.

Bytyqi gjithashtu thotë se Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje.