Foto-ilustrim

Aksident trafiku në Pejë, dy të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orë 17:30 në Pejë.

Në aksident kanë qenë të përshira një veturë dhe një motoçikletë dhe dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lendime.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zedhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 17:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodh në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë”- ka thënë ai.