Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë (FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash përgjatë magjistrales Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të Obiliqit.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Siç shihet në pamje, patrulla e policisë ka arritur në vendngjarje.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës dhe është duke pritur përgjigje.